“Kosova po dëmtohet nga veprimet e Kurtit”, Maliqi: Merr vendime të pakoordinuara, kërkon të prishë raportet me aleatët dhe me Shqipërinë

schedule18:36 - 6 Gusht, 2024

schedule 18:36 - 6 Gusht, 2024

Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi në një intervistë për “Special Report” në ABC News, foli në lidhje me mbylljen e 9 degëve të postës së Serbisë nga qeveria e Albin Kurtit.

Ajo u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti veproi në mënyrë të pakoordinuar me ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se për shkak të sjelljes së kryeministrit, Kosova është nën masa nga Bashkimi Evropian.

Me tej Maliqi u shpreh se Kosova po dëmtohet nga veprimet e Kurtit pasi ky i fundit kërkon të prishë raportet me ndërkombëtarët dhe me Shqipërinë.

Dje ka qenë një aksion i policisë në koordinim nga qeveria e Kosovës për mbylljen e postave. Kjo ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve. Kuti nuk është koordinuar me asnjë aleat, ata kanë një frikë që veprimet  e pakoordinuara të Kosovës

Të gjitha veprimet që Kurti ka marrë në veri i ka marrë me kokën e vetë dhe pa koordinimin e ndërkombëtarëve. Bashkësia ndërkombëtare e dinë që kanë të bëjnë me një kryeministër të papërshtatshëm, që merr përsipër veprime të pa konsultuara.

Nuk është hera e pare që veprimi i Kurtit merr kritika. Për shkak të sjelljes së Kurtit Kosova është në masa nga BE. Ne vazhdo0jmëq të jemi nën masa nga BE që nuk ka ndodhur kurrë.

Kurti ka mbështetur parti pro ruse dhe pro serbe. Ne kemi pasur një ndryshim të qëndrimeve të Kosovës. Kemi arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, incidentin e presidentes Osmani.

Strategjia e Kurtit është të prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Shqipërinë që ene e kemi pasur mbështetjen kryesore. Nuk besoj se ka shtet që na mbron më fuqishëm se shtetet e tjera. Na lidh kombi, gjuha, gjithçka. Ne nuk kemi parë një marrëdhënie të Kurtit jashtë, apo t’i ruajë ato që ka pasur nga qeveria e mëparshme.”, u shpreh ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!