Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova përballë Turqisë/ Shabani: Shanset janë të barabarta, ndeshje historike. Dardanët janë euforikë

schedule17:31 - 31 Mars, 2026

schedule 17:31 - 31 Mars, 2026

Gazetari Andi Shabani thotë se shanset janë të barabarta në ndeshjen Kosovë-Turqi, që do luhet në mbrëmje në Prishtinë, për finalen e play off të Botërorit 2026.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Shabani u shpreh se ndeshja është historike për Kosovën, teksa shtoi se dardanët janë euforikë.

“Në Morinë ka pasur fluks të veturave nga andej kufirit. Përveç stadiumit, janë 3 zona ku ka ekrane gjigande ku do të shihet ndeshja. Do ta shijojnë atmosferën nga aty. Kosova nuk ka një stadium që mund ta presë një ndeshje si kjo. Të gjitha vendet do të ishin të zëna. Të gjithë po e mendojnë,  e kemi në kokën tonë gjithë kohës. Sa i përket rezultatit, siç tha Foda, shanset janë 50 me 50. Është ndeshje historike edhe për Turqinë, që nga viti 2022 nuk kanë shkuar në Botëror. Turqia është favorite për cilësinë që kanë, por dardanët janë euforikë, sonte kanë kapacitetet për ta surprizuar Turqinë. Në rast se Kosova do e fitojë ndeshjen, do jemi të gjithë në shesh”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!