Kosova padi Serbisë për genocid? Profesori: Prishtina po i bën presion Beogradit

schedule20:55 - 2 Qershor, 2021

schedule 20:55 - 2 Qershor, 2021

Nga Linda Karadaku

Kosova pritet të bëjë padi për gjenocid ndaj Serbisë për krimet, masakrat, dhunimet, shkatërrimet e pasurisë dhe pronës në Kosovë. Profesori i London School of Economics, Seb Bytyçi komenton mundësinë e një padie të tillë dhe si mund ta përdorë Kosova atë.

“Për Kosovën, një padi e tillë do të ishte edhe një mjet presioni politik sidomos tash në kohën kur pritet të përmbyllen negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe sidomos, mundësia e përfshirjes në padi të një kërkese për Gjykatën që të marrë një vendim të shpejtë që mund të kërkojë nga Serbia kërkim-falje për krimet, pa marrë parasysh vendimin final të Gjykatës” tha Seb Bytyci për Ballkan./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!