“Kosova nuk është Albini”, Arifi: Kurti e quajti sekretarin e shtetit naiv

schedule20:14 - 8 Qershor, 2023

schedule 20:14 - 8 Qershor, 2023

Kryeministri shqiptar ka bërë një hap politik për të parandaluar përplasjen e mundshme midis Kosoves dhe Serbisë, kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për ABC News duke theksuar se kjo është një lëvizje e fundit për të shpëtuar Kosovën në rrugëtimin e saj.

Shqiprim Arifi theksoi se Kosova nuk është republika e Albin Kurtit, por e te gjithë shqiptarëve.

Duke shprehur shqetësimin e thëllë për qëndrimin e kryeministrit të Kosovës dhe deklaratat e tij ndaj zyrtarëve të lartë amerikane, Arifi nënvizoi se askush nuk do ta kishte menduar para 20 vjetësh se do te dilte një kryeministër i Kosovës që do ta quante sekretarin amerikan të shtetit naiv. Kjo për mua është shumë shqetësuese deklaroi ai.

Kryetari i komunës së Preshevës theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për cështjen e veriut. Cështja e Kosovës tha ai është bërë cëshjte ndërkombetare pas tensioneve në veri të vendit që vunë në sprovë forcën e NATO-s në Kosovë dhe aleatët më të medhenj të Kosovës, me në krye Shtetet e Bashkuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!