Qeveria e Kosovës dhe opozita janë në një mendje që të mos e lejojnë referendumin e Serbisë në Kosovë.
Pikërisht, të dielën e 16 janarit Beogradi organizon referendum për disa ndryshime kushtetuese që lidhen me juridiksionin e Serbisë – me qëllim që të përshtatet me atë të Bashkimit Evropian.
Vendet e Quintit lëshuan deklaratë ku iu kërkua ekzekutivit “të reflektojë” që serbët e Kosovës të votojnë në atë referendum.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosoës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në kumtesë.
Deklarata e përbashkët nuk mjaftoi – shkuan në objektin e Qeverisë për ta takuar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
Pos Kurtit e takuan edhe presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas takimit ambasadorët nuk e dhanë asnjë deklaratë për media.
Diçka e tillë nxorri në pah divergjencën e thellë të institucioneve të vendit me vendet e Quintit. Dakordim nuk kishte.
Kjo u vërtetua nga deklarata e krerëve të shtetit të cilët përsëriten se referendum serb në Kosovë nuk do të lejohet.
Ky qëndrim është mbështetur nga opozita.
Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – ishin të një qëndrimi; referendumi serb në Kosovë “është antikushtetues”.
Megjithatë, kryeministri Albin Kurti për të shtunën ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme.
Temë do të jetë nxjerrja e një rezolute kundër vijimit të këtij referendum në Kosovë.
Pos Lëvizjes Vetëvedosje edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konfrmuar pjesëmarrjen në seancë
Por, këtu Qeveria përkrahjen e opozitës si të tërë nuk e ka.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë të premten se “janë mekanizmat ligjore që e rregullojnë këtë çështje. Duke e cilësuar si të panevojshme mbajtjen e asaj séance me çka deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë.
“Ne e dimë cili është karakteri i këtyre rezolutave në Kuvend. Qevveria i ka të gjitha instrumentet në dorë për të mbrojtur rendin tonë kushtetues dhe për t’i qëndruar prapa vendimeve të saja”, ka thënë Tahiri.
Po ashtu, Tahiri ka kritikuar Kurtin për moskoordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uashingtoni zyrtar e ka shpërndarë deklaratën e vendeve të Quintit, duke i bërë thirrje qeverisë për t’i dhënë dritë jeshile mbajtjes së referendumit serb në Kosovë nën vëzhgimin e OSBE-së.
Deklarata e Departamentit të Shtetit vjen vetëm një ditë pasi sekeretari amerikan, Antony J Blinken i dërgoi një letër Kurtit.
Në letër pos mbështetjes amerikane kërkohet që të anashkalohet diskursi që nxitë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar për pasoja nëse Prishtina e ndalon mbajtjen e referendumit brenda territorit të saj.
Pos tij, edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pjesë e kabinetit qeveritar të Kurtit, ka deklaruar se “kjo është shkelje e të drejtave elementare të serbëve në Kosovë”.
“Do ta shohim të dielën nëse Bashkimi Evropian do ta mbajë premtimin”, ka thënë ai të premten.
Kosova nuk ka ligj për referendume, diçka që partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje e ka kërkuar sa ishte në opozitë.
Kjo që të votohet për bashkimin me Shqipërinë. Parim fundamental i krijimit të kësaj force politike nga Albin Kurti.
Këtë çështje në mënyrë të prerë e ndalon Kushtetuta e Kosovës, saktësisht neni 1 paragrafi 3.
Për ndryshime kushtetuese në Kosovë pos 2/3 të votave nga deputetët shqiptarë, po aq duhen edhe nga minoritetet – pjesa më e madhe serbë. /Abcnews.al/