E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon deputetja e Parlamentit të Kosovës, Albena Reshitaj ka folur për genocidin e Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Reshitaj u ndal te libri “Kundër Harresës”, të cilin e prezantoi në studio. Ajo thotë se libri dëshmon fakte të rëndësishme.
“Kundër Harresës”, libri që flet për krimet në Kosovë. I shkruar nga një grua, reportere, gazetare. Libri dëshmon fakte të rëndësishme për krimet. Ky libër i thërret harresës, shpesh na bën të reflektojmë, për të mos harruar tmerrin që është bërë ndaj një popullatë të pafajshme”, shprehet Reshitaj.
Gjthashtu Reshitaj tha se dukemi sikur nuk falim por në fakt falim shumë dhe kjo nuk ndodh në mënyrën e duhur.
“Ata që përjetojnë një situatë të caktuar kanë një këndvështrim më ndryshe. Kosova është një konglomerat dhimbjesh. Një periudhë shumë të gjatë kemi pasur shumë probleme. Qytetarët serb që kanë jetuar në Kosovë, nuk i kemi parë si njerëz, por si kukulla të tjerë, si dhunues, kanë ushtruar dhunë tek çdo gjeneratë, edhe te fëmijët”, theksoi ajo.
Gjithashtu ajo theksoi se shoqëria serbe është e manipuluar. “Reagimet e tyre janë sikur ndodhen prag revolucioni të përgjakshëm. Nuk kemi qenë në luftë me popullin serb por me sistemin dhe manipulimet për të përçarë shqiptarët”, tha Reshitaj.
E pyetur se çfarë mendon për kryeministrin Rama, Reshitaj tha se është lideri i shqiptarëve.
“Dua të besoj që historia do të shkruaj mirë për të. Kanë marrë përgjegjësi të udhëheqin shtetin dhe është shumë e rëndësishme që të reflektojnë dhe të jenë të kujdesshëm në vendimet që marrin”, tha Reshitaj.
E ndalur te veprimi i Vuçiç i cili mohoi masakrën e Reçakut, Reshitaj tha: “Nuk duhet ti jepet mundësia të vijë në tokën shqiptare dhe të mbajë një takim, pa kërkuar falje”, u shpreh Reshitaj. /abcnews.al