Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova në zgjedhje të parakohshme?/ Rafuna: Kosova nuk është në situatën më të mirë, i duhet qeveri e qëndrueshme

schedule17:45 - 6 Mars, 2025

schedule 17:45 - 6 Mars, 2025

Ndonëse zgjedhjet kanë përfunduar në Kosovë, ende është e paqartë qeveria e re e këtij shteti.

Kreu i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna komentoi se Kosova nuk është në situatën më të mirë dhe se nuk është në dobi të vendit dhe biznesit zgjedhjet e shpeshta.

“Ne kemi mbajtur zgjedhjet për të ofruar zgjidhje. Formimi i qeverisë është çështje matematike. Kosova nuk është në situatën më të mirë. Kosovës i duhet një qeveri stabile me numra të majtë. Nëse nuk kanë 80 deputetë në forum, duhet të futemi në zgjedhje.Partitë tani duhet ta mendojnë të kenë 80 deputetë që vitin e ardhshëm të mos futemi në zgjedhje. Nuk i nevojitet të kenë zgjedhje të shpeshta, partitë duhet të nisin konsultimet me njëra- tjetrën. Biznesi nuk është për zgjedhje të reja sepse krijon pasiguri për investime.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!