“Memory”/ Kosova në zgjedhje të (jashtë) zakonshme, përsëri

schedule18:45 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 18:45 - 27 Dhjetor, 2020

Dokumentari i radhës nga “Memory” flet për situatën e fundit politike në Kosovë. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë e Avdullah Hotit të LDK-së, prandaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme përsëri.

Në Kosovë, asnjëherë, asnjë qeveri nuk ka arritur ta çojë mandatin deri në fund – gjithmonë qeveritë rrëzohen. “Memory” i kësaj jave tregon se çka implikon vendimi i Kushtetueses, derisa sjellë edhe sondazhin e fundit të realizuar në këtë muaj.

Cila parti po prinë bindshëm dhe cili lider politik favorizohet më shumë në Kosovë?

Cila parti politike ka rënien më të madhe e cila nuk pritet ta kalojë pragun zgjedhor fare?

Si e ka afektuar Partinë Demokratike të Kosovës, akuza e Gjykatës Speciale për kreun e saj, Kadri Veselin?

Të gjitha këto dhe analizat e gazetarëve, opinionistëve dhe juristëve, vinë këtë edicion të “Memory”-it.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!