Kosova në vështirësi ekonomike/ Biznesi: Qeveria nuk ka mbështetur zhvillimin ekonomik

schedule15:12 - 4 Janar, 2025

schedule 15:12 - 4 Janar, 2025

Në vitin 2024, bizneset e Kosovës janë përballur me sfida të shumta, përfshirë ligje dhe politika që kanë ndikuar negativisht te kompanitë. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Qeveria e Kosovës nuk ka marrë parasysh këto kërkesa për mbështetje të bizneseve.

Krasniqi thotë  se qeveria e Albin Kurtit nuk ka mbështetur  prodhimin vendor, ndërsa është  thelluar deficiti tregtar në vend.

Po ashtu edhe Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka  kritikuar qeverinë për dështimet në fushën e ekonomisë dhe të investimeve. Ai ka theksuar se 99 për qind e premtimeve të Qeverisë Kurti nuk janë realizuar.

Për të nxitur rritjen ekonomike ne vend biznesi i bën apel qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e këtij viti që të fokusohet në politikat e duhura ekonomike.Ndërsa zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt të këtij viti. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!