Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kosova në udhëkryq, i duhet një qeveri që rikthen aleancat’/ Gjoshi: Kurti refuzon prokurorinë sepse është i përfshirë në korrupsion

schedule17:37 - 7 Mars, 2025

schedule 17:37 - 7 Mars, 2025

Betim Gjoshi nga PDK, i ftuar në ‘Ballkan Update’ u shpreh se Kosovës i duhet një qeveri që përmbush kërkesat dhe përmbush kërkesat dhe që rikthen aleancat, sidomos ato me perëndimin.

“Ka mundësi të ndërtohet një qeveri që nuk është e varur nga Lista Serbe. Qeveritë si kjo e kaluara që ka pasur mbi 80 numra nuk kanë dhënë rezultat, qeveria e 2010 ka dhënë më shumë rezultat dhe ka pasur më pak numra.

Duhet të bëhet një qeveri që përmbush kërkesat e qytetarëve. Kosova është në një udhëkryq dhe i duhet një qeveri që të rikthejë aleancat sidomos me perëndimin që të mos jetë monedhë kusuri në kriza globale.”

Refuzimin e Kurtit për t’ju përgjigjur ftesës së prokurorisë Gjoshi e komentoi si një dëshmi të korrupsionit të kryeministrit ndaj fondeve dhe rezervave shtetërore.

“Është një dëshmi e thjeshtë për një rast korrupsioni ku kryeministri ka qenë në dijeni, kryeministri tentoi të viktimizohej që po përndiqej nga prokuroria. Po mundohet të mbulojë korrupsionin me fondet, me rezervat shtetërore dhe produktet esenciale.

Kësaj po i mundohet t’i iki. Kemi të bëjmë me korrupsion dhe skandal qeveritar. Për këtë pashmangshëm do të ketë pasoja ligjore.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!