Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova në rrugë pa krye, falë Kurtit”/ Haziri: Ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA. Zgjedhjet e parakohshme, opsioni i vetëm

schedule17:21 - 17 Shtator, 2025

schedule 17:21 - 17 Shtator, 2025

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri thotë se Kosova është në rrugë pa krye për shkak të veprimeve të qeverisë së Albin Kurtit.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Haziri u shpreh se Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA.

Haziri shtoi se opsioni i vetëm janë zgjedhjet e parakohshme.

“Kosova, është viti i tretë, ka kaluar me një marrëdhënie të kryqëzuar nga zoti Kurti, Kosovën e ka futur në një rrugë të errët politike. Ky lloj kujdestarie ndaj Kosovës ka qenë e hapur, e drejtpërdrejt. Kjo marrëdhënie e kryeqëzuar është finalizuar fatkeqësisht. Zoti Kurti, përveç raporteve të kushtëzuara me BE, e ka shkaktuar edhe këtë lloj marrëdhënie të kryqëzuar nga SHBA, Nuk është bërë e qartë për qeverinë e Kosovës, pezullimi i dialogut. Si duket, zgjedhjet po dalin opsioni i vetëm në Kosovë. Prej 9 shkurtit e deri sot, në fund të shtatorit, partia e parë në Kosovë nuk ka realizuar asnjë takim për formimin e institucioneve. Kosova ka krizë politike.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!