Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova në rrezik? Demalia: Serbia është kthyer nga agresor në të përkëdhelurën e Evropës. Bilali: Mund të rikthejnë formulën e 2020-ës

schedule22:42 - 3 Mars, 2025

schedule 22:42 - 3 Mars, 2025

A është në rrezik Kosova nga boshti Moskë-Beograd në Ballkan? Lidhur me këtë temë u diskutua në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, analisti Ilir Demaliaj tha se Serbia ka qenë përfitues i madh dhe se gjatë kësaj kohe “Serbia është kthyer nga agresori në të ledhatuarin e Evropës.

Sipas ekspertit të sigurisë Xhavit Shala, aktualisht, duke marrë parasysh zhvillimet gjeopolitike, Kosova nuk është e rrezikuar. Sipas tij, administrata Trump e ka dhënë sinjalin pro Kosovës me mesazhet që përcolli për pavarësinë e vendit.

Ndërsa eksperti i gjeopolitikës Lutfi Bilali tha në një lidhje me Skype se administrata e Trump mund të rikthejë planin e propozuar në mandatin e parë.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Demalia: Ngjarjet në Ukrainë treguan që politika është marrëdhënie interesi dhe nuk janë të përhershme. Interesat lëvizin aq më tepër kur sot në Uashington dhe kemi një oligarki financiare. Edhe me Evropën, Serbia ka qenë përfituesi më i madh gjatë gjithë kësaj kohe dhe askush nuk thotë se Serbia nga një agressor si Rusia, sot është kthyer në një i ledhatuar i Evropës pas shpalljes së pavarësisë. Shqiptarëve i ikën treni dhe janë të pëpërgatitur për zhvillimet e reja që do të ketë në Evropë dhe marrëdhëniet e Evropës me Amerikën.

Xhavit Shala: Bombardimin e Beogradit e bëri NATO por godina kryesore e shtabit të përgjithshëm është bërë marrëveshje midis Kushner për një ndërtim turistik. Gjërat kanë ndryshuar dhe Serbia përpiqet të jetë në lojë në raport me Amerikën, Evropën dhe Rusinë. Këtë politikë po ndjek Vuçiç, ka menduar që të bëhet një Tito i vogël që të rrijë në dy karrige ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Nuk mendoj se Kosova për momentin është e rrezikuar, vetëm nëse do të ketë rikthim te plani i Grenell për shkëmbimin e territoreve. Deri tani nuk është dhënë ndonjë shenjë. Kosova është kontribut kryesor i SHBA dhe nuk mund t’i rikthehen të korigjojnë. Trumpi i parë në raport me Kosovën, përjashto këtë skemë, nuk ka ndryshuar. Një sinjal u dha dhe në komunikimet e fundit me rastin e pavarësisë së Kosovës.

Lutfi Bilali: Gjatë mandatit të Biden ka filluar të zbresë preferenca në Ballkan se aleat i preferuar mund të them se ka qenë deri diku Kosova dhe Shqipëria. Tani kemi një situatë që në Ballkan nuk kemi aleat të preferuar por të balancuar. Tani qasja ameriakne duket e barabartë. Në Ballkan, rreth Kosovës do të sillet formula e 2020.

Dritan Goxhaj: Në këtko momente që jemi, problemi më i madh është boshti që po krijohet mes Beogradit dhe Evropës. Beogradi e ka kuptuar këtë dhe po luan në atë bosht për të përdorur Evropën për nevojat e veta në Kosovë. Për arsye se në vendim të OKB, bisedimet Serbi Kosovë i kanë kaluar BE dhe me votimin e fundit për rezolutën e luftës në Ukrainë, Beogradi votoi kundër Rusisë në bllok me BE. BE ka dy vjet që mban anën e Serbisë për çdo gjë që ndodh në Kosovë. Nuk kemi asnjë masë për Banjskën.

Lutfi Bilali: Nuk besoj se amerikanët do të tërhiqen nga Kosova. As nga Evropa, reduktime mund të ketë por jo tërheqje. Një deklaratë e një gazete të ushtrisë ruse, ku Lavrov ka bërë një krahasim mes Krimesë dhe Kosovës, do të thotë në një farë mënyre kjo na shkon përshtat sepse në të drejtën ndërkombëtare Rusisë i humbet aduti në mbrojtje të Serbisë në Këshillin e Sigurimit. Në aspektin ushtarak e politik mendoj që evropianët do të merren me problematikën politike dhe me marrëveshjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!