Kosova, në pritje të qeverisë së re/ Rafuna: Biznesi po pret me interes konstituimin e qeverisë

schedule20:20 - 4 Prill, 2025

schedule 20:20 - 4 Prill, 2025

Kreu i Odës Ekonomike Lulzim Rfauna, i ftuar në programin ‘Sheshi i Dollarit’ u shpreh se pritet me interes qeveria e re e Kosovës. Gjatë intervistës së tij, ai u shpreh se me partitë në opoiztë është njohur me planin e tyre në sektorin e ekonomisë.

“Biznesi është në rritje të diskutimeve mes partive politike që është në interes për biznesin. Nga 3 partitë në opozitë kemi parë programet dhe kanë shpjeguar në detaje programin. Tani në Kosovë janë në diskutim e sipër për krijimin e qeverisë dhe është thirr dhe seanca e parë.

Për bizesnin është me rëndësi të shohim përberjen e qeverisë, vizioni për 4 vitet e ardhshme dhe politikat që prekin biznesin në ekonomi. Jemi në pritje se cilat do të jenë kërkesat tona ndaj qeverisë së re.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!