‘Kosova në pritje të certifikimit të zgjedhjeve’/ Bugaqku: Vetëvendosje pretendon se votat me postë janë manipuluar, çështja ka kaluar në Gjykatën Supreme

schedule17:29 - 21 Mars, 2025

schedule 17:29 - 21 Mars, 2025

Zgjedhjet në Kosovë kanë mbi një muaj që janë përfunduar, ndërkohë që para pak ditësh u shpall rezultati i konfirmuar zgjedhor.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës u shpreh se lëvizja Vetëvendosje ka shprehur pakënaqësi për procesin dhe ka depozituar një kërkesë ndaj vendimit të KQZ pasi pretendon se procesi i numërimit të votave të Diasporës është manipuluar. Tanimë, i përket Gjykatës Supreme të japi verdiktin dhe të certifikoj rezultatin.

“Tani jemi në fazën e shqyrtimit të ankesave ndaj vendimit të KQZ. Lëvizja VetëVendosje ka shprehur pakënaqësi duke kërkuar proces të ri votimi për Diasporën sepse dyshojnë se është rezultat i manipuluar. Ka përdorur mjetet juridike, e ka kontestuar në panelin zgjedhor i cili ka refuzuar kërkesën sepse ka gjetur se e njëjta kërkesë nuk ka sjell prova që ky proces është manipuluar.

Cështja ka kaluar në Gjykatë Supreme. Sipas ligjeve në fuqi, duhet të certifikohen rezultatet që të nisi formimi i institucioneve. Pa dalë vendimi nga Gjykata Supreme nuk merret certifikimi.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!