“Kosova” ndan serbët, çështje e mbyllur apo ende e hapur?

schedule19:28 - 16 Gusht, 2018

schedule 19:28 - 16 Gusht, 2018

Çështja e Kosovës duket se ka përçarë Serbinë. Për një pjesë të shoqërisë dhe politikës serbe, përfshirë segmente në pushtet, Kosova është një çështje e mbyllur. Ndërsa për pjesën tjetër ajo duhet ende të zgjidhet. Sipas analistëve, gjithçka do të varet nga qëndrimi i Perëndimit. 

Serbia është e ndarë rreth idesë së zgjidhjes së problemit të Kosovës. Ndarja apo shkëmbimi i territoreve e vënë shoqërinë para idesë se a do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës. Ekziston dilema se cfarë mbështetje ka kjo ide që për një pjesë duket punë e kryer. Eksperti Marko Savkovic, thotë se gjendja në kryeqytetin serb është e rënd pasi idetë kanë ndarë shoqërinë dhe kanë kthyer idenë e shteteve etnike.

Marko Savkoviç, Fondi Beogradas për Politika të Veçanta: “Mendoj se në radhët e partive në qeveri ka nga ato që do ta pranonin Kosovën dhe që e kuptojnë momentin historik për zgjidhjen. Por ka edhe nga ata që janë kundër. Kështu është edhe me opozitën për zgjidhjen e problemit, pavarësisht se ka kundër dhe pro”.

Shpreson që ideja e Asociacionit të Komunave Serbe të mos jetë larguar nga tryeza e bisedimeve. Por, nëse zgjidhje nuk ka Serbia do të ishte në gjendje të vështirë pasi kompensimi për të është i rëndësishëm.

Marko Savkoviç, Fondi Beogradas për Politika të Veçanta: “Pyetja kryesore është se si do të jetë Perëndimi, unik apo i ndarë. Me politikën e re të Rusisë këtu loja ka ndryshuar. Nëse në Perëndim shtrohet pyetja përse duhet zgjidhur problemin tani dhe nuk duhet lejuar është që Rusisë t’i pamundësohet qasja. Përkundër atmosferës së keqe besoj se viti 2019 ëshë viti i zgjidhjes”.

Krerët serbë nuk kanë hequr nga ideja e përkufizimit me shqiparët siç është quajtur, por kjo ka hapur shumë pyetje dhe sidomos reagimin e Berlinit kundër saj. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Idro Seferi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!