Kosova mori ftesë gjysmake, Podgorica: Mini Shengeni nuk ka platformë të qartë

schedule19:33 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 19:33 - 20 Dhjetor, 2019

I ftuar në studion e “ABC News” analisti Gëzim Podgorica ka folur për Mini Shengenin Ballkanik. Ai shprehet realizimi i kësaj krijon shumë pikëpyetje për shkak se Kosova nuk u ftua në takimin e parë të Novi Sadit.

“Kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme që del jashtë marrëdhënieve personale. Refuzimi i zotit Thaçi është në koherencë jo vetëm me atë që po ndjek politika e liderishpit në Kosovë, por edhe se çfarë duhet të ndodhë realisht”, theksoi analisti.

Më tej ai theksoi se iniciativa nuk duhet parë me kundërshtime aq negative, por realizimi i saj në praktikë krijon shumë pikëpyetje për shkak se Kosova nuk u ftua në takimin e parë të Novi Sadit, deklaroi Podgorica./abcnews.al