Avokatja Krenare Vokshi tha për ‘Ballkan Update se roli i presidentes është i kufizuar vetëm në thirrjen e seancës së rradhës. Më tej, ajo tha se ngërcin më të madh e krijuan partitë joserbe që disa abstenuan dhe disa të tjerë nuk ishin në sallë.
“Roli i presidentes është i kufizuar në thirrjen e seancës pastaj menaxhimi dhe votimi i pikave janë përgjegjësi e deputetëve dhe barrën më të madhe e ka partia e parë nga zgjedhjet që duhet të sigurojë 61 mandate. Kishte bashkërendim të opozitës që të mos vazhdojë më tutje. Ngërcin më të mëdha e dhanë partitë jo serbe që disa abstenuan dhe disa nuk ishin në sallë.”
Ndërsa kryeredaktori Lavdrim Hamidi tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe nëse formohet nëj qeveri e re ajo do të jetë e dobët. Më tej, Hamidi tha se me shumë gjasë do të ketë zgjedhje të tjera në fillim të vitit të ardhshëm.
“Kosovës i duhet një qeveri stabile por me deklaratat e fundit të Kurtit një gjë e tillë nuk do ndodh, por me deklaratat e fundit, nëse bëhet një qeveri do të jetë një qeveri e dobët që do ta ketë të vështirë të marrë vendime dhe me shumë gjasë në fillim të vitit tjetër do të kemi zgjedhje të reja dhe do të shihet nëse do të arrihet një qeveri e re.”
/ abcnews.al