Kosova luan në transfertën e Malit të Zi

schedule13:31 - 7 Qershor, 2019

schedule13:31 - 7 Qershor, 2019

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte përballë Malit të Zi për eliminatoret e Kampionatit Europian. Tre pikët janë jetike për dardanët, të cilët kanë si objektiv kryesor vendin e dytë në grupin A.

Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës do të luajë sonte në mbrëmje në fushën e Malit të Zi. Kosova ka objektivn e qartë, vendin e dytë në grupin A. Tre pikët ndaj Malit të Zi janë jetike për Kosovën në rrugëtimin e këtyre eleminatoreve. Ndeshja do të luhet në Podgoricë dhe pa tifozë pasi vendasit janë dënuar për koret raciste në ndeshjen ndaj Anglisë.

Në grupin e lojtarëve të Kosovës ka mungesa të shumta si Valon Berisha, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu.  Kapiten i përfaqësueses konfirmohet sulmuesi Vedat Muriqi.

Sa i përket Ibrahimajt dhe Dresheviç, FIFA nuk ka dhënë ende konfirmimin për të mbajtur veshur fanellën e Kosovës dhe nuk do të jenë gati për ndeshjet e radhës.

Sfida do të jetë tepër e veçantë për portierin Muriç, i cili ka luajtur më parë për grupmoshat e Malit të Zi ndërkohë që sonte do të mbajë veshur fanellën e dardanëve. Në fushë nga minuta e pare konfirmohet Floren Hadergjonaj, i cili pritet të rrisë cilësinë në përfaqësuesen e Kosovës./ABC News Albania 24/7