Kosova ka kthyer mbrapsht një autobus me udhëtarë që vinte nga Italia për në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku tha se nisja ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë.
Abdixhiku konfirmoi se autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci dhe ritheksoi se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër.
Ai nënvizoi se kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë./abcnews.al