“Kosova ka humbur nga sanksionet”, Kasolli: Ndikime të mëdha në ekonomi dhe politikë

schedule16:27 - 22 Prill, 2024

schedule 16:27 - 22 Prill, 2024

Ish-deputeti i LVV, Afrim Kasolli përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe bojkotin e serbëve.

Në lidhje me bojkotin, ai tha se pritej që të ndodhte ky dështim, ndërsa shtoi se Kosova humbi shumë nga sanksionet që ka ndikime të mëdha në ekonominë e vendit.

Për sa i përket bojkotit të serbëve, pritej që do ndodhte ky dështim. Komuniteti serb kishte nënshkruar peticion, kur KQZ e konsideroi legjitim atë peticion, papritur lista serbe deklaroi se nuk do të marr pjesë në zgjedhje. Do të kemi kryetar shqiptarë që do vazhdojnë detyrën e tyre deri në përfundim të mandatit. Nuk pritet të ketë zgjedhje të reja. Referendumi ishte dështim pasi nuk arriti të shkarkojë kryetarët që janë, ndërsa vazhdojnë tensionet“, tha ai.

Ndër të tjera ish-deputeti Kasolli tha se këto zgjedhje kishin kosto financiare, të cilat janë të dëmshme edhe nga ana diplomatike.

Nuk ka diskutim që kjo kosto financiare është e dëmshme. Por e dëmshme është edhe ana diplomatike. Kemi kryetarë që nuk kanë legjitimitet demokratik. Një prej arsyeve kryesore pse Kosova ndodhet në masa sanksionuese ishte pikërisht çështja e zgjedhjeve në Veri. Kosova ka humbur përfitime serioze financiare. Kur marrim parasysh shpenzimet e brendshme të qeverisë dhe faktin që ndodhemi nën sanksione, dëmi bëhet shumëfish i madh, e nuk duket gjasa të kalojë ky ngërç. Dëmi është i madh dhe në disa dimensione.”, tha Kasolli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!