Kosova i vë taksë miellit serb

schedule13:39 - 8 Nëntor, 2017

schedule 13:39 - 8 Nëntor, 2017

Kosova i ka vënë taksa miellit serb pasi ai arrinë me cmim më të ulët se sa vet prodhimi. Serbia ka paralajmëruar kundër masa edhe pse prodhimin për Kosovën nuk e quajnë në përqindje të lartë. Por, krahina serbe e Vojvodinës ka histori të gjatë të shkëmbimit tregtar jo vetëm me Kosovën, por edhe me Shqipërinë. Në Kosovë, Serbia eksporton rreth 430 milionë euro mallra në vit, prej të cilave 40 mijë tonë miell, 130 ton grurë dhe 50 mijë tonë misër. Në Shqipëri eksportohen 92 milionë euro mallra dhe importohen 25 milion euro mallra të ndryshme.

Ky grurë kthehet në miell. Një e pesta e prodhimit shkon në Kosovë. Kjo kompani në krahinën Vojvodinës apo hambarin e Ballkanit ekziston prej 100 vitesh. Për kunder luftës kurrë nuk kanë ndaluar eksportin për shqiptarët.

Vladimir Vojnovic,Zito Backa: Bashkëpunimi është shumë korrekt. Shesim miell dhe brumëra. Kemi vizituar Kosovën dhe Shqipërinë. Tani mund të themi se kemi edhe miqësi dhe kurrë nuk kemi ndaluar eskportin.

Kosova i ka vënë taksë miellit serb dhe kërcënon me braktisjen e CEFTA dhe tregtisë së lirë. Taksa nënkupton 40 euro për ton. Serbët kanë paralajmeruar se nuk e paguajnë, por ata që duan te blejnë.

Serbia ka njoftuar për kunder masa.

Në dhomën e tregtisë së Serbisë thonë se politika duhet të gjej zgjidhje.

Nenad gjurgjevic,Dhoma e Tregtise, Serbi: Mungon një koordinim i ministrive dhe qeveritë e rajonit nuk duhet të marrin masa pa u munduar të gjejnë zgjidhje.

Në Kosovë dhe Shqipëri eksportohen mijëra ton mielle, misër e grurë në vit.

Vujnovic thotë se tradita nuk do të ndaloj.

Vladimir Vojnovic,Zito Backa: Kjo nuk ka shumë arsyeshmëri ekonomike pasi vetëm kosovarëve ua shtrenjton bukën. Ne edhe sot kemi porosi dhe blerësi do ta paguaj taksën pasi ka mungesë mielli.

Vojvodina e pasur ka qenë hambar i rajonit për shumë vite. Dhe, asgjë nuk ka ndaluar porositë e reja./abc news

 

https://youtu.be/zoFQU3JQDXQ