Kosova i merr Zvicrës një sulmues, zyrtarizim i veçantë nga FFK

schedule12:54 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 12:54 - 24 Dhjetor, 2019

Një sulmues lë Zvicrën për Kosovën. FFK e zyrtarizon në një mënyrë mjaft interesante.”A do të jetë kjo surpriza e vitit 2019 apo do të jetë bomba e vitit 2020?”, shkruhet në postimin e bërë në faqen zyrtare të FFK në “Facebook”.

Në foto shfaqet sulmuesi Andi Zeqiri, i cili ka luajtur me Zvicrën U21. Tashmë ai e ka bërë zgjedhje e tij dhe do të jetë Kosova përfaqësuesja me të cilën do të luajë në të ardhmen. Trajneri Bernard Challandes sigurisht që e ka parë.

Zeqiri po bën një sezon shumë të mirë me Laussane Sport, ndërkohë që është aktivizuar me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, duke shënuar tetë gola. Në Challenge League këtë vit ai ka shënuar 12 gola, 4 më pak se Turkes, shoku i tij i skuadrës.

Në të shkuarën ai ka qenë edhe pjesë e moshave të Juventusit. Bardhezinjtë e panë nga afër sulmuesin, por në fund vendosën të mos e blejnë. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B6bbzZHFvjY/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!