Kosova do të bëjë sonte debutimin në eleminatoret e Europianit. Në orën 20:45, ndeshet me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Kosova do të debutojë sonte në kualifikime për Kampionat Evropian, si nikoqire e Bullgarisë në ndeshjes e saj hapëse në Grupin A kualifikues për EURO 2020. “Dardanët” synojnë ta nisin me fitore ciklin kualifikues “Euro 2020”.
Gati tri vjet pas pranimit në dy organet qeverisëse të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA, Kosova sonte nis një cikël të ri kualifikues, që do të jetë edhe i pari në një kampionat evropian.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përzgjedhësi i “Dardanëve” Bernard Challandes dh efutbolllistët janë shprehur të gatshëm për ta nisur me sukses ciklin kualifikues për “Euro 2020”.
Për ndeshjen ndaj Bullgarisë, Kosova pritet të jetë e kompletuar, meqë të dielën kanë stërvitur edhe Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.
Të dy futbollistët nuk u paraqitën fare të enjten e shkuar për Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, që u mbyll me rezultatin e barabartë, 2:2. Ndërsa biletat për këtë ndeshje janë shitur brenda orësh.
Gazetare BlertaDalloshi Berisha
Operator Visar Kryeziu