Kosova fitoi me shifrat e thella 5-0 ndaj Maltës

schedule22:37 - 17 Nëntor, 2018

schedule 22:37 - 17 Nëntor, 2018

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të mrekullojë me paraqitjet e saj në Nations League. Viktima e radhës ishte Malta të cilën e shpartalluan me shifrat e thella 5-0
Perfaqesuesja e kosovës me pesë yje. Verdheblute likuiduan me shifrat e thella 5-0 kombëtaren e Maltës. Fitore e cila e ngjiti Kosovën në vendin e parë ne grupin 3 të ligës D në kuotën e 11 pikëve. Heroi i takimit për Kosovën ishte Avdijaj me dy gola të shënuar. Festivalin e golave e hapi Muriqi i cili rezultoi të ishte goli i vetëm në pjesën e parë. Fraksioni i parë i lojës ishte i balancuar, ndërkohë që në pjesën e dytë Kosova dhuroi spektakël.

Në 70-n minut Kulolli realizon një gol alla-Messi duke lënë të shtangur portierin Hog. Në të 71 minut inkuadrohet në fushën e lojës Avdiaj, i cili realizoi një dopietë personale. Në të 78 minut shënon golin e tretë me portën e boshatisur, ndërsa dy minuta më vonë realizon edhe të katërtin për Kosovën. Për ti vendosur kapakun ndeshjes mendon Rashica në fundin e takimit. Goli i tij është një mrekulli më vete. Pas driblimit të kundershtarëve, Rashica lëshon një goditje të fuqishme që ndalet në shtyllë e më pas në rrjetë. Kosova merr tre pikët e radhës dhe vazhdon rritjen. progresive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!