“Kosova është shtet i pavarur, Serbia duhet ta njohë”, dramaturgia serbe përplaset me Vuçiç

schedule12:31 - 14 Shkurt, 2022

schedule 12:31 - 14 Shkurt, 2022

Dramaturgia Biljana Srbljanoviq ia ka thënë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se Kosova është shtet i pavarur që Serbia duhet ta njohë.

Srbljanoviq dhe Vuçiç janë përplasur në një emision televiziv për gjenocidin e Srebrenicës dhe pavarësinë e Kosovës.

Si rëndom, Vuçiç tha edhe në këtë emision se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Aty është folur edhe për Srebrenicën, teksa dramaturgia është shprehur se gjenocidi në Srebrenicë ishte një plagë e pashëruar në Serbi.

Gjithashtu është shprehur se ndjen keqardhje që filmi “Quo Vadis, Aida?” nuk shfaqet në këtë vend.

Video është shpërndarë në rrjetin social Tik Tok./Express

@lulzimasllani2 Bildanalyse.S#lulzimasllani2 #???❤️? #deutschland?? #viral #tiktokviral #viralvideo ♬ Originalton – Lulzim Asllani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!