“Kosova është Serbi”: Gazetari shqiptar provokohet nga protestuesi serb në SHBA, si reagon

schedule07:37 - 5 Shtator, 2020

schedule 07:37 - 5 Shtator, 2020

Gazetari i RTK, Ridvan Berisha është provokuar në Washington, jashtë Shtëpisë së Bardhë gjatë raportimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Gazetari ishte duke marrë një prononcim në lidhje me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve, ndërsa një protestues serb e ka ndërprerë.

“Kosovë është Serbi”, thërret vazhdimisht protestuesi. Ndërkohë, gazetari ndërpret intervistën dhe i kthehet menjëherë duke i thënë: “Kosova është e pavarur. Kosova është e pavarur dhe ju e dini këtë.” g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!