“Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri”, Amir Rrahmani pas ndërprerjes së ndeshjes: I kërkova gjyqtarit 3 herë të ndërhyjë

schedule09:35 - 16 Nëntor, 2024

schedule 09:35 - 16 Nëntor, 2024

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.

“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”. Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë”. Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar”. UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të rëndë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni”, ka thënë ai.

“Daradanët” e Kosovës nuk kanë shkuar më shumë barazimi 0-0, në transfertën e Rumanisë, ku pavarësisht se sfida nuk pati gola prodhoi spektakël, për 55,634 spektatorët, në “Arena Nationla” të Bukureshtit.

Megjithatë, në këtë sfidë nuk munguan as thirrjet raciste të huliganëve rumunë, të cilët lëshuan në kor thirrjet “Kosova është Serbi”, me kapitenin Amir Rrahmani, i cili vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidë, gjë që “zgjoi” zemërimin e tifozëve, të cilët filluan të hidhnin sende në fushën e blertë.

/abcnews.al/