Kosova ende pa qeveri, sot mblidhet Kryesia e re e Kuvendit

schedule09:38 - 20 Janar, 2020

schedule 09:38 - 20 Janar, 2020

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit.

Në kohën kur dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.

Sipas mediave kosovare pjesë e rendit të ditës janë tre pika kryesore shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Gjithahstu këtë të hënë lëvizja Vetëvendosja përmes një letre drejtuar presidentit Thaçi i  ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për kryeministër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!