Kosova ekstradon malazezin e shumëkërkuar

schedule21:24 - 5 Nëntor, 2019

schedule 21:24 - 5 Nëntor, 2019

Autoritetet e Kosovës kanë ekstraduar në Mal të Zi, Mario Millosheviç, njoftimi është bërë nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës. Millosheviç ishte prej kohësh i kërkuar nga autoritetet malazeze, si i dyshuar për vrasje të rënda.

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ekstradimi i “një prej personave më të kërkuar në Mal të Zi” është kryer me sukses të martën, më 5 nëntor.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, raporton se emri i Millosheviçit lidhet me një nga grupet e organizuara kriminale në Mal të Zi, përgjegjës për likuidime të shumta. Millosheviç thuhet se ka qenë edhe anëtar i grupit kriminal që ka kryer sulm të armatosur kundër gazetares së të përditshmes “Vijesti”, Olivera Llakiç./abcnews.al