Kosova edhe kësaj radhe e konfirmuar veten në sportin e xhudos në arenën ndërkombëtare. “Dardanët” kanë fituar katër medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Montpelje të Francës. Një medalje e argjendtë dhe tri të bronzta është bilanci i Kosovës në këtë kampionat, ku mori pjesë me gjashtë garues.
Seria e medaljeve nisi të premten, ku Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ku në finale u mposht nga francezja Amandine Buçard.
Të premten fitoi medalje të bronztë Nora Gjakova, e cila mposhti gjermanen Seija Ballhaus, ku fitoi me “Ippon” në kohën shtesë. Dy të bronxëta të tjera erdhën këtë të shtunë, ku shkëlqyen Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
“Akili sot kontribuoj për barazi gjinore! Medalja e Akilit përmbylli Europianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje. Kosova mbi të gjitha…”,- ka shkruar trajneri i “Dardanëve”, Driton Kuka në rrjetet sociale. Kosova ka 23 medalje në Kampionatet Evropiane për të rritur. /i.m /abcnews.al