“Kosova e ka penguar veten për në BE”/ Frrok Çupi: Prishtina në ngërç, nuk pranon të jetë bashkëpunuese me SHBA

schedule13:32 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 13:32 - 20 Dhjetor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se qeveria e Kosovës, e ka penguar veten për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Prishtina është në ngërç në raport me ndërkombëtarët, ndryshe nga Shqipëria.

“Gjërat që janë të njohura, nuk mund të vihen në pikëpyetje. Ajo nuk ishte një rezolutë, ishte thirrje e kryeministrit për të bërë një rezolutë. Janë disa parapemtra diplomatike, por dua të them që veytë kryeministri i SHqipërisë mori vëmendjen dhe sallën. Kjo ishte diferenca e fjalimeve të Ramës, praktikisht me Albin Kurtin., apo me Spiropalin e Konjufcën. Dashje pa dashej u krijua një disbalancë mes dy shteteve. Foli vetëm presidentja e Kosovës dhe nuk ishte presidenti i Shqipërisë atje. Këto zakonisht, e godasin misionin politik mes dy shteteve. Por mos të ndalemi këtu. Të kthehemi te fjalimi i Edi Ramës, që është thelbi i kësaj gjëje që ndodhi aty. Edi Rama u shfaq si kryeministër i Shqipërisë, edhe si dërgues I superfuqive përfaqësues i politikave të aleatëve të mëdhenj të Shqipërisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht, shteti tjetër është i sanksionuar nga BE, ndërsa Shqipëria është aleate e palëkundur e SHBA dhe Perëndimit. Ne themi se kemi përparim, deri në 2030 themi të jemi anëtarë e BE, qeveria e Kosovës ka ngërç të madh, sa kohë nuk pranojë të bashkëpunojë me SHBA. Ky është problemi ku kryeministri u shfaq i dëshpëruar për situatën ku është Kosova. Edhe vetë qeveria e Kosovës e ka penguar Kosovën që të hskojë drejt BE. Sa më shumë grindesh me Serbinë, aq më shumë je si Serbia. Është problemi i UKÇ dhe mbrojtja e tyre. Edi Rama ia tha në mënyrë të sinqertë, duhet të heqin dorë mbi vlerat politike dhe luftarake të Kosovës dhe ndihmojeni Kosovën që të shkojë në nivelet e duhura. Ajo që ndodhi në parlament, kosovarët dhe shqiptarët, duan që një kryeministrë i tha një kryeministri tjetër, që pengesën e keni ngatërruar këtu në parlament dhe në qeveri. E gjitha ishte një alarm për atë që po ndodh në rajon. Nëse qeveria e Kosovës do i orientojë politikat kundër SHBA, bëhet fuqi e shtuar e fuqive antiperëndimore që ndodhen në Ballkan. Kosova ka nisur të konsiderohet si moment i dyshimtë i politikave botërore, se po shkon në drejtim të Republikës Srpska, Moskës. Ky takim ishte, lavdërime për Shqipërinë, këshilla për Kosovën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!