‘Kosova duhet të tërheq investimet amerikane’/ Rafuna: Duhet të jemi mirënjohës për atë që SHBA ka bërë për Kosovën

schedule17:19 - 14 Prill, 2025

schedule 17:19 - 14 Prill, 2025

Kreu i Odës Ekonomike të Koosvës, Lulzim Rfauna i ftuar në ‘Ballkan Update’ tha se tarifa doganore mbi mallrat amerikanë duhet të hiqet. Më tej, ai u shpreh se duhet të jemi mirënjohës për ato që ka bërë SHBA për zhvillimin dhe integrimin e mëtejshëm të Kosovës. Rafuna us hpreh se konkurenca dhe përplasjet mes Kurtit dhe Osmanit nuk kanë vend pasi bëhet fjalë për të mirën e vendit.

“Është një tarifë doganore që është vendosur por nuk na ka nxitur kureshtjen sepse importet dhe eksportet kanë qenë të pakta, por me tarifat e Trump kërkesa jonë ka qenë për një hap tutje. Mbështetëm kërkesën e presidentes për tu hequr kjo tarifë doganore. Duhet të heqim tarifën doganore sepse dhe në kuptim fiskal nuk ka ndikim në buxhet, nëse hiqet i bie të jenë 10 milionë në total që në buxhet është një pikë në det.

Largimi i tatimit doganor sipas bëhet me një akt ligjor ku ministri propozon dhe kabineti e vendos nëse largohet ose jo. Anomalia tjetër është që 10 për qind e kanë dhe mallrat nga Rusia dhe Kina, me Serbinë e kemi 0 tatimin doganor.

Kishim treguar një akt respekti por edhe një shtrirje dore për të ardhmen për të sjellë investime amerikane në vend. Kur është intersi i shtetit nuk duhet të shihen tensionet mes presidentit dhe kryeministrit. Presidentja nuk pajtohet me disa vendime të qeverisë, por kur është interesi i shtetit i është dashur të merren veprime dhe të largohet tatimi doganor. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!