Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova drejt kolapsit ekonomik”, Begu: Pa Kuvend, vendi rrezikon të mbetet pa buxhet

schedule17:33 - 3 Tetor, 2025

schedule 17:33 - 3 Tetor, 2025

Gazetari Behxhet Begu, i ftuar në ‘Ballkan Update’ komentoi situatën politike në Kosovë, kolapsin që prej zgjedhjeve të shkurtit i cili po ndikon edhe në sferën ekonomike. Sipas Begut, Kosova po hyn në një krizë ekonomike, në një kohë ku deri në datë 31 tetor është afati i fundit për projektligjin e buxhetit të ri.

Begu shtoi ndër të tjera se fokusi momental i partive politike është tek zgjedhjet lokale.

“Nëse buxheti nuk aprovohet, Kosova hyn në një krizë. Kosova është para një kolapsi të pagesave në sektorin publik.

Afati i fundit për projektligjin e buxhetit të ri është 31 tetori, gjithçka varet nga vullneti i partive politike. Mesa po shohim, fokusi i partive politike është tek zgjedhjet lokale në komunat e Kosovës dhe është vështirë të dilet sepse fokusi i tyre është në zgjedhje.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e dëshmon saktë që Kuvendi nuk është i konstituuar krijon një krizë politike. Kriza politike po ndikon aktivitetin e brendshëm ekonomik. Kjo krizë është një imazh i dëmshëm për qeverinë, për të gjithë ata që mendojmë se

Qeveria ka kompetenca të kufizuara për pagesat publike ose për planet. Kjo krijon një efekt domino jo vetëm tek të huajt por edhe tek aktivitetet e brendshme.”, tha gazetari Begu. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!