Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova 18 vjet shtet, mbahet ceremonia e ngritjes së Flamurit

schedule07:47 - 17 Shkurt, 2026

schedule 07:47 - 17 Shkurt, 2026

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti bashkë me personalitete të tjera kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gjatë ditës janë organizuar një sërë aktivitetesh shtetërore dhe përkujtimore nga institucionet e vendit.

Sipas agjendës zyrtare, në orën 07:20 do të mbahet mbledhje solemne e Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në orën 07:30 do të bëhen bërë nderime te Monumenti i të Pagjeturve në Sheshin Sheshi Ibrahim Rugova në Prishtinë.



Në orën 07:35 do të  bëhen homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë në oborrin e Kuvendi i Kosovës.

Në orën 08:00 do të  bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Velani, ndërsa në orën 08:10 janë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, po ashtu në Velani.

Në orën 09:00 do të  bëhen homazhe në Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Në orën 10:30 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në sallën plenare të Kuvendit.

Në orën 11:25 do të bëhen nderime te Monumenti Heroinat në Prishtinë.

Në orën 11:30 do të bëhet parakalimi i trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, në rrugën Rruga Luan Haradinaj, nga zona e njohur si Qafa deri te sheshi Newborn.

Në orën 17:30 është do të ketë pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Ndërsa në orën 20:00 mbahet koncert solemn nga Filharmonia e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!