Kosnett uron Osmanin: SHBA e përkushtuar për partneritet me Kosovën

schedule20:05 - 4 Prill, 2021

schedule 20:05 - 4 Prill, 2021

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.

Diplomati amerikan e përgëzuar presidenten Osmani, ndërsa në këtë urim ka përmendur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin aleate të Kosovës.

“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si President, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!