Kosnett për ligjin e konfiskimit të pasurive: Të jetë i drejtë dhe jopolitik

schedule22:09 - 15 Prill, 2021

schedule 22:09 - 15 Prill, 2021

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur se Kosova ka vullnet të fortë për t’i dhënë fund korrupsionit, ndërsa shprehet se çdo veprim për të hetuar pasuritë e pajustifikueshme duhet të bëhet duke zbatuar ligjin.

“Besoj se në Kosovë ka vullnet të fortë për t’i dhënë fund këtij lloji të korrupsionit. Njëkohësisht është me rëndësi që çdo veprim për të hetuar pasurinë e pajustifikueshme të njerëzve të bëhet duke zbatuar ligjin dhe në proces të drejtë, të ketë neutralitet politik.

Njerëzit që i marrin vendimet për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëjnë këtë me motivime politike. Pra, policia, prokuroria dhë të tjerët që mund të jenë të përfshirë duhet të jenë plotësisht neutral me këtë.

Por, do të them se ka njerëz në Kosovë ku me siguri do të ishin shumë të lumtur nëse hetime të tilla nuk do të bëhen. Mendoj se vendi meriton më shumë se aq”, ka thënë Kosnett.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!