Kosnett pas mbërritjes së vaksinave të para në Kosovë: Së bashku ne mundemi

schedule22:02 - 28 Mars, 2021

schedule 22:02 - 28 Mars, 2021

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka reaguar pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.

Në një postim në Tëitter diplomati ka shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave të para për Kosovën.

“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës që arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenar për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.

Kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina nga mekanizmi Covax mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa për t’i pritur ato ishte edhe kryeministri Albin Kurti. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!