Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosnett: Fati i të pagjeturve të mos jetë peng i politikës

schedule14:46 - 27 Prill, 2021

schedule 14:46 - 27 Prill, 2021

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, këtë të martë ka porositur liderët e rajonit që çështja e personave të pagjetur të mos jetë peng i politikës. Sot në Kosovë shënohet Ditën Kombëtare e të Personave të Pagjetur.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka vlerësuar përparimin e bërë së fundi në këtë drejtim, megjithatë thekson se familjarëve ende u mungojnë përgjigjet për më të dashurit e tyre. Përfundimi i luftës në Kosovë, në vitin 1999, rezultoi me evidentimin e 6 mijë e 50 personave të pagjetur.

Rreth 70 për qind të këtyre personave, tashmë janë gjetur në varrezat masive në Kosovë dhe Serbi, ndërkaq që fati dhe vendndodhja edhe e 1 mijë e 650 personave të tjerë, kryesisht shqiptarë, por edhe të komuniteteve tjera, mbeten të pandriçuara.

Kjo çështje është diskutuar edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Por, familjarët e personave të pagjetur në Kosovë dhe opinioni vendor ende nuk kanë arritur të kuptojnë se cilat janë pikat e Marrëveshjes për të pagjeturit, për të cilën zyrtarët e delegacionit të Kosovës në dialogun në Bruksel, qysh në shtator të vitit 2020, kishin deklaruar se është arritur me Serbinë.

Ndërkohë zyrtarët e qeverisë së kaluar, të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, patën theksuar se pikat e Marrëveshjes për të pagjeturit do të zbatohen vetëm në rast se arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese me Serbinë. Por, ata nuk patën sqaruar detajet e marrëveshjes.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar se çështja e të pagjeturve do të jetë prioritet i qeverisë së tij. Por, zyrtarët e qeverisë të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, më 27 mars, nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se çfarë përmbajnë pikat e Marrëveshjes për të pagjeturit, për të cilën palët në Bruksel, kishin arritur pajtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!