Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Në këtë takim u diskutua për “interesat e përbashkëta” dhe marrëveshjen e Uashingtonit.
Në rrjetin social “Twitter”, Kosnett bën me dije se do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve për të arritur qëllimin e përbashkët, për normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett në “Twitter”.
/abcnews.al/