Korsitë e dedikuara për autobusët dhe taksitë nuk respektohen

schedule16:10 - 24 Prill, 2019

schedule 16:10 - 24 Prill, 2019

Këto janë disa nga korsitë e dedikuara për autobusët, taksitë dhe automjetet e shërbimit të emergjencave në kryeqytet.

Këto korsi janë funksionale prej disa vitesh, por drejtuesit e taksive dhe autobusëve hasin shpesh edhe mjaft pengesa gjatë përditshmërisë së punës së tyre.

Automjetet e ndryshme, motoret dhe biçikletat përdorin korsitë e dedikuara të autobusëve dhe taksive, pa asnjë problem edhe pavarësisht sinjalistikës përkatëse.

Nga ana tjetër edhe shoferët e taksive shprehen të shqetësuar nga kjo situatë të cilën ata e ndeshin çdo ditë nëpër rrugët e kryeqytetit dhe I pengon për të përshkuar itineraret e caktuara.

Në rastet kur Policia e Shtetit konstaton këto shkelje ligjore aplikon masa administrative nga 1 mijë deri në 3 mijë lek, ndërsa kur është e nevojshme bëhet edhe largimi i mjeteve me karrotrec. /abcnews.al