Korsi të reja për biçikletat në Tiranë

schedule14:41 - 5 Janar, 2018

schedule 14:41 - 5 Janar, 2018

Ka nisur ndërtimi i korsive të reja në Tiranë. Investimi më i fundit i bashkisë është ai në rrugën e Kavajës dhe në rrugën e Dibrës. Por për përdoruesit e biçikletave është i domosdoshëm edhe respektimi i tyre nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Duhet të bëjnë zigzage në rrugët ku mungojnë korsitë e biçikletave.

Edhe aty ku korsitë janë ndërtuar përsëri nndjehen të mos respektuar nga drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se 2018-a do të jetë vitit i bicikletave. Korsia më e re që ka nisur të ndërtohet është ajo në rrugën e kavajës dhe në rrugën e dibrës. Për ndërtimin e korsive të dedikuara në rrugën e Kavajës është përdorur trotuari i mesit në mënyrë të ngjashme me atë që është ndërtuar në bulevardin ‘Zogu I’.

Ky investim që kushton rreth 33 milionë lekë do të jetë gati pas tetë javëve. Një lehtësim për përdoruesit e dy rrotëakëve që i mungonte këtyre akseve rrugore të kryeqytetit.

Gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës ka planifikuar të ndërhyjë edhe në disa rrugë të tjera të tiranës me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së duhur për përdoruesit e bicikletave. Këta të fundit kanë edhe një një kërkesë, jo vetëm korsi të dedikuara për ta por edhe mundësi për të pedaluar në to./abcnews.al

Gazetare e ABC News: Yllka Kamenica

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!