Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

schedule16:25 - 8 Prill, 2026

schedule 16:25 - 8 Prill, 2026

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin ‘Punët e Shqipërisë’ në qytetin e Lezhës. Përpara qytetarëve dhe drejtuesve të institucioneve lokale, Rama tha se korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë si tani dhe se është në nivele më të ulëta sa më parë.

“ Kemi marrë Shqipërinë me 2 milionë turistë, sa herë ktheheshim nga një udhëtim na llogarisnin si turistë, kemi arritur në 12 milionë turistë. Kemi kaluar 1.5 miliardë investime të huaja. Nuk mund të them që kemi shfarosur korrupsionin, por kurrë më parë s’e ka luftuar korrupsionin si në këtë fazë dhe e dyta është më e ulët se çdo herë më parë.

Zhurma është më e madhe se çdo herë më parë. Si mund të ketë rritje korrupsioni dhe paga në të njëjtën kohë, si mund të ketë pensione dhe paga në të njëjtën kohë. Nëse kthejmë kokën dhe kujtohemi për kohën që për të paguar dritat, taksat, certifikatën e lindjes duhej të mbaje radhë, sot kanë ndryshuar gjërat.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!