Korrupsioni në mjekësi? Vaso: Si më do mor vëllai im, më thuaj që të bëhem

schedule21:05 - 19 Shkurt, 2021

schedule 21:05 - 19 Shkurt, 2021

Në emisionin Bardh a Zi, debati u fokusua tek bluzat e bardha.

Gjatë bisedës në studio Apostol Vaso tha se mjekët bëjnë një punë të vështirë dhe se kjo duhet vlerësuar sepse punojnë kushtet nuk janë aspak të favorshme për bluzat e bardha.

 “Si më do mor vëllai im më thuaj që të bëhem”, ishte pyetja që ngriti mjeku si kundërpërgjigje të atyre që akuzojnë doktorët se nuk janë të mirë.

Më tej ai theksoi nëse problemi qëndron tek sistemi atëherë problemi nuk është i doktorëve.

Ndërkohë Petrit Vasili tha se sistemi shëndetësor është në kaos. “Modeli shëndetësor dhe raportet e qytetarëve me sistemin duhet të jenë të qarta dhe transparente”, u shpreh Vasili.

Po ashtu edhe Kastriot Çipa i qëndroi të njëjtit mendim se sistemi shëndetësor është në rrëmujë, duke e vlerësuar si një pazar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!