Korrupsioni në FIFA: Platini në telashe, Prokuroria zvicerane nis hetimet

schedule18:36 - 26 Qershor, 2020

schedule 18:36 - 26 Qershor, 2020

Nuk kanë fund telashet për Michel Platini. Ish-kampioni francez dhe ish-kreu i UEFA-s (2007-2015), u përjashtua me katër vite larg futbollit në vitin 2015 për korrupsion.

Kryeprokurori i Zvicrës ka ngritur një tjetër akuzë për të. Platini akuzohet për keqmenaxhim dhe shpërdorim detyre në hetimet që po kryhen në Zvicër në lidhje me Sepp Blater, ish-kreun e FIFA-s.

Shkaku janë 2 milion franga zvicerane që francezi mori nga FIFA në vitin 2011. The Associated Press raporton se këto akuza janë shkruar në letrën e prokurorit Thomas Hildbrand në datë 5 qershor.

Platini, i cili në atë kohë ishte president i UEFA-s, dyshohet se ishte bashkëpunëtor i keqmenaxhimit kriminal, shpërdorimit dhe falsifikimit, thuhet në dokument, akuza të cilat ai i mohon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!