‘Korrupsioni, 33 zyrtarë të proceduar’/ Veprimtaria e SPAK, Altin Dumani raporton në Komisionin e Ligjeve

schedule16:22 - 14 Tetor, 2025

schedule 16:22 - 14 Tetor, 2025

Në Mbledhjen e Posaçme të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administrative u raportua veprimtaria e e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Kreu i SPAK Altin Dumani tha se janë përfituar rreth 65.5 milionë euro ë sekuestruara nga veprimtaria e paligjshme, si dhe janë proceduar rreth 33 zyrtarë për korrupsion.

“Rezoluta përmbante një sërë rekomandimesh. SPAK hartoi urdhërrëfyesin e çështjeve të prapambetura. Në hetimet financiare, zbatimi u miratua me zbatimin e udhëzimit të përgjithshëm që unifikon standartet e punës.

Vetëm 9.7 për qind e të paraburgosurve janë në hetim nga SPAK.

Gjatë 2024 janë 128 kërkesa për informacion me publikun. SPAK ka vijuar punën për plotësimin e strukturave ku në 2024 ishin 112 punonjës. Për zgjedhjen e krerëve të BKH është në fazë përmbyllëse.

Gjatë 2024 SPAK pilotoi sistemin elektronik të hetimit të çështjeve. Që gjatë janarit të 2025 ka nisur sistemi i menaxhimit të çështjeve. SPAK ka rritur numrin me 33 zyrtarë të proceduar dhe 19 të dërguar në gjykatë për korrupsion. SPAK ka forcuar hetimet financiar me rreth 65.5 milionë euro të sekuestruara.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!