Gjykata e Posaçme ka lënë të pa ndryshuar masen e arrestit në shtëpi për avokatin Bardh Koçi që akuzohet se në këmbim të shumave monetare do të nderhynte tek funksionarët e drejtësise për t’i lehetësuar pozitat penale një personi nën hetim. Edhe pse Koçi kërkoi masë më të lehtë sigurie me pretendimin se duhet të kujdeset për bashkëshorten që ka probleme shëndetësore, gjykata la në fuqi masën e caktuar në mungesë.
Po kështu edhe ndaj shtetases Pranvera Meshi që i dha një shumë parash avokatit, u la në fuqi masa detyrim paraqitje. Sipas hetimeve, avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar si personi që ka kerkuar para për të ndikuar ne vendimmarrjet e funksionarëve te drejtesisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarés Pranvera Meshi.
Në dosje rezulton se ka kërkuar dhe marre një shumë paraprake prej 1000 euro me qëllim ndikimin ne vendimmartje te organeve te drejtesisë dhe konkretisht te gjyqtari i çeshtjes. Pas zhvillimit të seances gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me Pranvera Meshin dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë derguar prej saj me WesterUnion.
Por të dhënat e perftuara nga pergjimet telefonike, ambjentale apo vëzhgimet e kryera nga policia, nuk provohet që ai te ketw komunikuar me funksionarët e drejtësisë per tiu dhene shumen e parave.
Por Bardhi Koci, thote Spak, parate i ka kerkuar megiithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, duke konsumuar keshtu elemente te veprës penale “Ushirimi i ndikimil të paligjshem./abcnews.al

