Nis seanca e radhës për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli në Gjykatë të Posacme. Trupi gjykues nisi të dëgjojë dëshmitarët e thirrur nga SPAK në procesin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për “korrupsion zgjedhor”.
Në seancën e së enjtes dëshmoi Alfred Martini, banor i fshatit Stajkë, i cili tha se bashkë me disa banorë të tjerë i ishin drejtuar Shkrelit për mungesën e energjisë elektrike. Sipas tij, brenda një jave u rikthyen dritat dhe më pas u investua edhe në rrugë.
“Ne nuk kemi çfarë flasim për të. Falë tij kemi dritat dhe rrugën. Për zgjedhjet e 11 majit nuk kam marrë asnjë orientim nga Kristian Shkreli”, deklaroi Martini para trupit gjykues.
Prokurori lexoi një përgjim të datës 18 prill 2025, ku Shkreli i thotë dëshmitarit: “Dritat i ke të kryme” dhe më pas shton “veç për Tomën”. Martini iu përgjigj: “Mos e çaj kryt”.
I pyetur për këtë komunikim, dëshmitari tha se bëhej fjalë për shenjë respekti dhe se me emrin “Tomë” i referoheshin Tom Doshit.
Dëshmitari Alfred Martini: “Ne kemi shkuar gjithë si banorë të fshatit Stajkë, jemi ankuar tek Kristian Shkreli, se nuk kishim energji elektrike.
Faleminderit prej tij, se na ka sjellë dritat. Ne nuk kemi ca flasim për të. Për ne është i nderuar i reapektuar. Falë tij kemi edhe rrugën.
Jemi takuar tek lokali i tij në Kryebushat. E morëm në telefon. Ishim 5 vetë e deshëm ta takonim, me xhaxhallarët dhe miq të tyre.
Në atë takim, na premtoi për dritat e për rrugën. Ne shkuam tek Shkreli, se ishte kryetar bashkie.
Dritat erdhën për një javë. Jemi krejt të kënaqur.
Për zgjedhjet e 11 majit nuk kam marrë asnjë orientim nga Kristian Shkreli”.
Prokurori lexon një përgjim mes dëshmitarit me Shkrelit, të datës 18 prill 25, ku Shkreli i thotë “Dritat i ke të kryme” e më pas i thotë “veç për Tomën”. “Mos e çaj kryt”, i përgjigjet dëshmitari.
Martini: Kjo bisedë ishte për shenjë respekti. Me “Tom” në atë bisedë i jemi referuar Tom Doshit.
Vetë Kristian Shkreli ka ardhur në Gjykatë.
Ai dyshohet se u ka premtuar investime banorëve të fshatit Stajkë për përmirësimin e linjës së energjisë elektrike, duke u kërkuar në këmbim votën për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Në muajin maj, Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.
Per kete hetim, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së pasi dysohetn pwr shitblerje te votës në qarkun e Shkodrës.
Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër edhe të kritikave të Kryeministrit Rama, pak para zgjedhjeve, duke iu drejtuar me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.


