Korrupsion në zgjedhje, gjykata e posaçme dënon kryebashkiakun e Rrogozhinës

schedule13:55 - 24 Janar, 2025

schedule 13:55 - 24 Janar, 2025

Gjykata e posaçme ka dënuar me një vit burg kryetarin e bashkisë së Rrogozniës Edison Memolla. Zyrtari i lartë vendor u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit në zgjedhje, por për shkak se hetimet ndaj tij janë zhvilluar në gjendje të lirë nuk do të izolohet në qeli, deri në një vendim të formës së parë që pritet ta japë Gjykata e Apelit.

Nëse shkalla e dytë do të lerë në fuqi vendimin e gjykatës së posaçme që u dha të premte, atëherë Memolla do të duhet të izolohet për të vuajtur dënimin me 1 vit heqje lirie.

I njëjti dënim u dha edhe për Blerim Xhamanin e Ndriçim Tafxhfën për të njëjtën akuzë atë të korrupsionit në zgjedhje. Edhe për Xhamani e Tafxhava do të vijojnë të jenë të lirë deri në një vendim të formës së prerë. Ndërsa shtetasi Isuf Tosku u dënua me tetë muaj heqje lirie, për akuzën e falsifikimit por ky dënim me burg iu konvertua në shërbim prove.

Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Sipas hetimeve të prokurorisë, e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të Memollës në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!