Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ura”, 6 të pandehur në gjykatë/ SPAK mbyll hetimet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

schedule12:03 - 22 Tetor, 2025

schedule 12:03 - 22 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar të mërkurën për gjykim gjashtë persona të pandehur të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Ura”, i zhvilluar në maj të këtij viti në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Posaçme do të ulen, avokati Armand Tragaj, Edison Cukaj i njohur edhe me mbiemrin Gjoka, Serxhio Shkodra, Ervis Deti, Bexhed Mema si dhe Naim Behluli.

Sipas hetimeve të SPAK, çështja për këta persona është ndarë nga pjesa tjetër e grupit që u godit operacion “URA”, pasi ndaj tyre janë evidentuar disa episode të veçanta korruptive.

Avokati Armand Tragaj akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë” dhe “korrupsion aktiv”. Hetimet kanë zbuluar se ai ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar SkyEcc, duke tentuar të ndikojë tek funksionarë të lartë për të favorizuar klientët e tij në të paktën katër episode korruptive.

Ndërkohë, Edison Cukaj që u ekstradua nga Italia më 10 gusht, akuzohet se ka dhënë një shumë prej 3 mijë euro Ervis Detit, Serxhio Shkodra dhe Bexhed Mema. Këta të fundit, kanë ndikuar tek polici kufitar në Portin e Durrës, Naim Behluli për të mos i shfaqur problem Edison Cukajt, pasi ky i fundit ka qenë i ndaluar që të hyjë në zonën Shengen. Sipas SPAK, Edison Cukaj me këtë skemë korruptive mundi të largohet në Itali pa probleme.

Ndërkohë SPAK, vijon hetimet për pjesën tjetër të grupi të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!