Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të infrastrukturës si garanci për sigurinë dhe mirëqenien ekonomike.
Në fjalën e tij, Begaj u ndal te nevoja për një treg rajonal funksional, duke e cilësuar atë si domosdoshmëri ekonomike për vendet e Ballkanit. Ai veçoi veçanërisht Korridori VIII si një shembull konkret të ndërthurjes së sigurisë me zhvillimin ekonomik.
Më tej, Begaj theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë aktive e NATO-s, duke nënvizuar rolin e tyre në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria do të mirëpresë Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për vendin dhe për rajonin.
“Një treg rajon funksional është domosdoshmëri ekonomike. Korridori VIII, është shembulli i qartë se si bashkohet siguria dhe zhvillimi. Për biznesin është arterie tregtie, për qytetarët është mundësi punësimi.Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pjesë aktive e NATO. Shqipëria do të mirëpres Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë”, tha Begaj.


